I kequshqyer dhe me plagë në këmbë/ 5-vjeçari dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK, arrestohen prindërit
Një fëmijë 5-vjeçar është dërguar në gjendje të rëndë në Emergjencën Qendrore të QKUK-së. Mësohet se i mituri kishte plagë të rënda në këmbë dhe me shenja të kequshqyerjes. Gjithashtu bëhet me dije se fëmija ka vështirësi në komunikim. Për shkak të dyshimeve për keqtrajtim të mundshëm të fëmijës, janë njoftuar organet kompetente, përfshirë Policinë dhe shërbimet sociale. Për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike, në procesin e trajtimit janë përfshirë edhe psikologu, psikiatri i fëmijëve dhe punëtori social, me qëllim të vlerësimit dhe ofrimit të mbështetjes së nevojshme psikosociale. Autoritetet kanë nisur hetimet ndërsa janë arrestuar prindërit e tij. Prokuroria Themelore në Prishtinë ka njoftuar se dy prindërit akuzohen për veprat penale ‘Shkelja e detyrimeve familjare’ sipas nenit 244 të Kodit Penal të Republikës...
Burimi:
sot.com.al