“I hapet rrugë 1 miliardë euro investime për Kosovën”/ Osmani përgëzon deputetët për miratimin e 5 marrëveshjeve
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përgëzuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat i hapën rrugën 1.1 miliardë eurove investime dhe grante për Kosovën. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani shkruan se këto marrëveshje sjellin më shumë mundësi për të rinjtë, më shumë mbështetje për familjet, më shumë investime për bizneset, si dhe më shumë cilësi në shëndetësi, arsim, sundim të ligjit e më shumë zhvillim. Teksa shprehet se Kosova fitoi pas miratimit të këtyre marrëveshjeve, Osmani vijoi më tej duke thënë se investimet në fjalë do të ndihen drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve. Reagimi i Osmanit: Përgëzoj deputetët e Kuvendit të Kosovës për miratimin e pesë marrëveshjeve ndërkombëtare, të cilat hapin rrugë për rreth...
Burimi:
sot.com.al