I burgosuri tenton vrasjen e kryerojës, ndërhyn i burgosuri tjetër duke e vrarë me armë/ Në zyrë dhe Alket Rizai
Skena të denja për një film “Far Ëest” janë regjistruar mbrëmjen e së dielës në ambientet e burgut të Burgjet e Domokos, ku një i burgosur humbi jetën pasi tentoi të vriste krye-rojen e turnit. Sipas informacioneve, ngjarja nisi kur një i dënuar me burgim të përjetshëm iu drejtua zyrës së krye-rojes me qëllim eliminimin e tij. Në zyrë, përveç krye-rojes, ndodheshin edhe një i burgosur me origjinë bullgare si dhe shqiptari Alket Rizai. Burime bëjnë me dije se i burgosuri bullgar reagoi për të mbrojtur krye-rojen. Në rrethana ende të paqarta, ai ka pasur në dorë një armë zjarri, me të cilën qëlloi ndaj të dënuarit që kërcënoi jetën e zyrtarit të burgut, duke e lënë të vdekur në vend. Autoritetet kanë nisur hetimet...
Burimi:
syri.net