Humbja në zgjedhjet e 28 dhjetorit, Abdixhiku paralajmëron dorëheqjen si kryetar i LDK-së
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se ka ofruar dorëheqjen Kuvendit të partisë. Në një reagim në rrjetet e tij sociale, Abdixhiku thekson se Kuvendi, si organi më i lartë i partisë, do të vendosë jo vetëm për fatin e kryetarit, por edhe për rrugëtimin e ardhshëm të LDK-së. Postimi i plotë: Para shtëpisë sonë, anëtarësisë tonë; me transparencë të plotë. Ishte një takim joformal, konsultativ me nënkryetarët e LDK-së, por me interesim të jashtëzakonshëm publik, për çka i falënderoj sinqerisht mediat e Kosovës. Siç kam deklaruar në konferencën për shtyp natën e zgjedhjeve, e kam për obligim moral, njerëzor dhe politik t’ia ofroj dorëheqjen time anëtarësisë së LDK-së, përkatësisht Kuvendit tonë. Nuk e bëj këtë për të ikur nga përgjegjësia,...
Burimi:
sot.com.al