“Hije skandali” mbi këshilltarët e Vuçiçit, si një kriminel në arrati udhëzonte presidentin serb për vendimet kyçe
Marsela SHYTIA Këshilltarët e presidentit serb Aleksandër Vuçiç, veçanërisht ata nga jashtë vendit, janë folur për shumë vite, por ndoshta për asnjërin prej tyre nuk është shkruar aq shumë sa për Yisrael Srulik Einhorn, ish-këshilltarin e kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu, i cili tani është shpallur zyrtarisht kriminel në arrati. Siç shkroi më parë BIRN, megjithëse nuk dihet saktësisht se kur Einhorn filloi të punonte për Vuçiçin, duke qenë se nuk ka të dhëna zyrtare për këtë, sipas hulumtimit të tyre të përbashkët me Haaretz të Izraelit, ai ishte i pranishëm në Beograd të paktën që nga fushata zgjedhore e vitit 2020, kur u fotografua në selinë e Partisë Progresive Serbe. Krimineli në arrati Eichhorn dyshohet se është angazhuar si ekspert marketingu nga Presidenti i Serbisë...
Burimi:
sot.com.al