Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

Heqja e masave, ja sa është shuma që merr Kosova për asistencë financiare

Komisioni Evropian ditë më parë ka konfirmuar se janë hequr të gjitha masat financiare ndaj Kosovës. Një konfirmim i tillë u bë të martën gjatë debatit për raportin për Kosovën që u zhvillua në Parlamentin Evropian. Përfaqësues i Komisionit Evropian, Jiri Plecity gjatë debatit në PE theksoi se KE ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa.“Mund të konfirmoj se Komisioni Evropian ka liruar të gjithë ndihmën financiare që më parë ishte nën masa dhe gjithashtu po planifikojmë të riangazhohemi plotësisht me homologët tanë në Kosovë në mënyrë që ta rikthejmë Kosovën në rrugën e duhur në agjendën e saj të BE-së”, ishte shprehur Plecity. E në një deklaratë për Telegrafin, një zëdhënës i KE-së ka dhënë detaje. “Në dhjetor 2025,...