Heqja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Strasburgu regjistron padi kundër Serbisë

Heqja e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Strasburgu regjistron padi kundër Serbisë

Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar për herë të parë një padi kundër Serbisë që lidhet me praktikën e pasivizimit të adresave të shqiptarëve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Lajmi është bërë i ditur nga avokati Drini Grazhdani, i cili ka njoftuar se çështja tashmë është pajisur me numër aplikimi nga gjykata në Strasburg. Sipas tij, padia është paraqitur në emër të Teuta Fazliut dhe ka të bëjë me shkelje të të drejtave të njeriut si pasojë e procesit të pasivizimit të adresave. Grazhdani e ka cilësuar këtë praktikë si sistematike dhe me pasoja të drejtpërdrejta për komunitetin shqiptar. Sipas tij, pasivizimi i adresave nuk është një veprim formal administrativ, por një masë që prodhon pasoja konkrete juridike dhe sociale....