‘Hajdutë!’ – Mijëra në protestë kundër Vuçiç, studentët vijojnë betejën kundër korrupsionit në Serbi: T’u hetohet pasuria
Mijëra njerëz protestuan mbrëmë në qytetin serb të Novi Sadit, ndërsa studentët universitarë, të cilët prej më shumë se një viti kanë udhëhequr protesta masive, janë zotuar se do të vazhdojnë luftën kundër korrupsionit të përhapur gjatë qeverisjes së presidentit nacionalist të djathtë, Aleksandar Vuçiç. Protestuesit, duke brohoritur “hajdutë”, akuzuan qeverinë për korrupsion të shfrenuar. Studentët universitarë u thanë të pranishmëve të shtunën (17 janar 2026) se kishin hartuar një plan për të çrrënjosur korrupsionin në Serbi dhe për të rikthyer sundimin e ligjit. Ata propozuan ndalimin e zyrtarëve të korruptuar nga përfshirja në politikë dhe hetimin e pasurisë së tyre si hapat e parë për një qeveri pas Vuçiçit.Protesta u quajt “Çfarë do të thotë fitorja”. Muajin e kaluar, studentët deklaruan se kishin mbledhur rreth 400...
Burimi:
syri.net