Haga kërkon 180 vite burg për ish-krerët e UÇK-së, Berisha: Akuza, shpifje e propagandës të ultranacionalistëve serbë
Kreu i PD, Sali Berisha ka reaguar lidhur me kërkesën e Prokurorisë së Hagës, për të dënuar me nga 45 vjet burg secilin, 180 vite në total, ish-krerët e UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Berisha u shpreh se nuk është paraqitur asnjë provë, fakt apo dokument që të provojë krime konkrete të kryera nga të akuzuarit. Aktakuzën, Berisha e ka cilësuar si të pabazuar dhe ripërsëritje të shpifjeve të propagandës ultranacionaliste serbe. Sipas tij akuzat e ngritura ndër vite për trafikim organesh, janë trillime të fabrikuara nga ish-prokurori serb Vukçeviç. Ndër të tjera, kryedemokrati i bëri thirrje Gjykatës Speciale që të mos ndikohet nga akuzat propagandistike, si dhe të konfirmojë pafajësinë e ish-udhëheqësve politikë dhe ushtarakë të Kosovës....
Burimi:
sot.com.al