Greqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij

Greqia tronditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra e tij

Greqia nuk gjen qetësi nga tërmetet. Java që po mbyllet regjistroi dhjetëra lëkundje sizmike të fuqishme, me epiqendra nga pjesa perëndimore në bregdetin jonian, deri në atë jugore, ishullin e Kretës. Një tjetër tërmet dhe këtë herë më i fuqishëm nga të parët, u regjistrua mëngjesin e sotëm (8 shkurt)në Kretë. Sipas ekspertëve, forca e lëkundjeve kishte magnitudë 4.8 ballë dhe me epiqendër brigjet e Kretës. “Protothema” informon se epiqendra ishte 44 kilometra në perëndim të Paleochoras, Chania, ndërsa thellësia fokale u vlerësua në 27 kilometra, sipas Zgjidhjes Automatike të Institutit Gjeodinamik. Nuk ka raportime për dëme dhe të lënduar, por forca goditëse cilësohet mesatarisht e fortë.