Greqia rrit pagën minimale, ja sa euro në muaj do të marrin të gjithë punonjësit, përfitojnë edhe emigrantët shqiptarë
Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis njoftoi rritjen e pagës minimale mujore në 920 euro, një rritje prej 40 eurosh nga viti i kaluar, që përkthehet në një përfitim vjetor afërsisht gjysmën e një page mujore. Kjo është rritja e gjashtë me radhë që nga viti 2022, me një përparim të akumuluar prej +41.5% që nga viti 2019. Përveç pagës minimale, rritja përfshin edhe skemat e trevjeçareve, nivelet e pagave në sektorin publik dhe disa përfitime shtesë. Mitsotakis theksoi se në këtë periudhë komplekse, stabiliteti dhe uniteti i brendshëm janë çelësi për fuqinë kombëtare dhe ndikimin përtej kufijve. “Fuqia për të dalluar të rëndësishmet nga të parëndësishmet në një botë që ndryshon, është ajo që duhet të udhëheqë vendin tonë”, tha kryeministri grek. Rritja do të...
Burimi:
sot.com.al