Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda

Greqia nuk gjen qetësi, goditet nga një tjetër tërmet i fortë! Ja sa ishte magnituda

Një tjetër tërmet ka goditur sot Greqinë, duke shkaktuar frikë dhe panik tek qytetarët. Lëkundjet ishin me magnitudë 3.6 ballë të shkallës Rihter dhe u regjistruan në orën 13:03 me atë greke, në Thesproti. Sipas Institutit Gjeodinamik, epiqendra e tërmetit ndodhet 10 kilometra në verilindje të Leptokaryas, ndërsa thellësia fokale vlerësohet në 5 kilometra. Kujtojmë se mëngjesin e së hënës, në zonë ndodhi një tjetër tërmet, me magnitudë 3.2 ballë të shkallës Rihter. Ndërsa të dielën, më 8 mars, u regjistruan dy tërmete, me magnitudë 5.3 dhe 3.8 ballë të shkallës Rihter në zonën e janinës, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme dhe që çuan në shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme nga autoritetet.