Greqia ndërhyn me masa për rritjen e çmimit të karburanteve pas Italisë, Mitsotakis njofton paketën ndihmëse me…
Pas Italisë, edhe Greqia fqinje ka marrë masa për lehtësimin e qytetarëve si pasojë e rritjes së çmimit të karburanteve që nga nisja e luftës në Lindjen e Mesme. Kryeministri Kyriakos Mitsotakis njoftoi se paketa e ndihmës që kap vlerën e 300 mijë eurove në dy muaj, përmban katër masa, subvencion për karburantin, Kartë Dixhitale të Karburantit, subvencion për blerjen e plehrave për bujqësinë dhe kompensim për kompanitë e trageteve me zbritje të detyrueshme. 1. Karburanti dizel subvencionohet në rrjetin e shpërndarjes me 16 cent/litër – përfitimi në çmimin përfundimtar (duke përfshirë TVSH-në) është 20 cent/litër. 2. Një Kartë Dixhitale Karburanti lëshohet për të mbështetur rritjen e çmimeve të benzinës – ajo do të përdoret në stacionet e benzinës, transportin publik dhe taksitë. Mbështetja mesatare...
Burimi:
sot.com.al