Greqia drejt ndalimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç
Greqia është pranë një vendimi për ndalimin e rrjeteve sociale për të miturit nën 15 vjeç, raportoi Reuters. Lajmi vjen vetëm pak orë pasi Spanja, pas Australisë, Francës dhe Portugalisë, njoftoi se po planifikon të ndalojë përdorimin e mediave sociale për fëmijët nën 16 vjeç. Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis, ka deklaruar më herët se ndalimi i rrjeteve sociale për të miturit nën 16 vjeç është pjesë e opsioneve që po shqyrton qeveria. Gjatë vitit 2025, ai theksoi se kjo çështje është diskutuar seriozisht. Kryeministri grek nënvizoi gjithashtu se sfida nuk kufizohet vetëm te rrjetet sociale, por shtrihet edhe në marrëdhënien e fëmijëve me mjetet e inteligjencës artificiale. “A duam vërtet që fëmijët tanë të kenë ‘miq digjitalë’ që mund t’i çojnë drejt sjelljeve jo vetëm...
Burimi:
vizionplus.tv