Greqia arreston për spiunazh një oficer të Forcave Ajrore: Jepte informacione të klasifikuara te palë të treta, me rrezik kombëtar!
Autoritetet ushtarake në Greqi arrestuan një oficer të Forcave të Armatosura në orët e para të së enjtes, më 5 shkurt, me akuzën e spiunazhit. Njoftimi u bë nga Shtabi i Përgjithshëm i Mbrojtjes Kombëtare. Sipas informacioneve të pakonfirmuara, ai është një oficer i lartë i Forcave të Armatosura në moshë të mesme, i cili shërben në Forcat Ajrore dhe në një informacion kritik të tyre. “Arrestimi u krye brenda një zone ushtarake, në bashkëpunim dhe koordinim me shërbime të tjera shtetërore dhe në prani të një zyre prokurori të autorizuar. Kishte indikacione të qarta për kryerjen e veprave penale, siç parashikohet në Kodin Penal Ushtarak”, informon “Protothema”. Sipas të njëjtit njoftim, veprimet që i atribuohen personit të arrestuar kanë të bëjnë me mbledhjen dhe...
Burimi:
syri.net