Greqi, zbulohen thesare 2 000-vjeçare në një tempull antik
Në ishullin grek Evia, arkeologët kanë zbuluar një tempull 2 000-vjeçar pranë Tempullit të Amarysisë Artemis, që përmbante ar, bizhuteri dhe thesare të tjera të çmuara, sipas “The Independent”. Tempulli, i ndërtuar mbi themele guri në tokë të lagur, daton nga shekulli VII para Krishtit dhe është zbuluar nga një ekip prej 50 studiuesish. Brenda tij, janë gjetur struktura të shumta që mund të kenë shërbyer si altare, përfshirë një altar të veçantë në formë patkoi, dhe shtresa të dendura hiri me kocka të djegura. Artefaktet përfshijnë vazo korinthiane dhe atike, bizhuteri prej ari, argjendi dhe korali, si dhe figurina bronzi nga periudha gjeometrike që paraqesin dem dhe dhi. Ministria greke e Kulturës njoftoi gjithashtu se janë gjetur mure të mëdha të Epokës së Bakrit,...
Burimi:
syri.net