Greqi/ Biznesmeni 27-vjeçar gjendet i pajetë pas rrëmbimit në Elefsina
Një ngjarje e rëndë ka tronditur zonën e Nea Peramos, ku pasditen e djeshme u zbulua trupi i pajetë i një biznesmeni 27-vjeçar në një përrua pranë Manastirit të Trinisë së Shenjtë. Viktima ishte raportuar i zhdukur pasi ishte rrëmbyer jashtë banesës së tij në Elefsina, në orët e para të së hënës së kaluar. Sipas të dhënave paraprake të hetimit, autorët e kanë çuar të riun në një vend të izoluar, ku e kanë ekzekutuar me të paktën shtatë plumba. Më pas, ata dyshohet se janë përpjekur t’i vënë flakën trupit për të zhdukur gjurmët e krimit, por pa sukses. Ende nuk dihet për sa kohë 27-vjeçari ka qenë në duart e rrëmbyesve, nga momenti i rrëmbimit në qendër të Elefsinës deri në vrasjen...
Burimi:
syri.net