Greqi/ Akuzohet për sulm seksual ndaj një 25-vjeçare në shtëpinë e saj, shpallet në kërkim 64-vjeçari
Autoritetet policore greke kanë shpallur në kërkim 64-vjeçarin shqiptar Mark Preci, i cili akuzohet për sulm seksual ndaj një vajze 25-vjeçare me nevoja të veçanta në shtëpinë e saj në Kypseli. Incidenti u filmua , me imazhet që kapnin lëvizjet e autorit të krimit disa minuta para sulmit. Të dielën në mëngjes, 64-vjeçari shqiptar hyri në shtëpinë ku jetojnë dy binjaket me aftësi të kufizuara, ndërsa nëna e tyre mungonte dhe sipas asaj që deklaroi kjo e fundit, dyshohet se ai ka ngacmuar seksualisht njërën nga dy vajzat e saj, ndërsa të dytën e ka sulmuar dhe grushtuar. Siç raportoi nëna e dy vajzave, ajo kishte shkuar në farmaci për 10 minuta dhe kur u kthye në shtëpi, e gjeti autorin duke ngacmuar seksualisht njërën...
Burimi:
sot.com.al