Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
Goditje nga Kushtetuesja e Kosovës/ Rrëzohen 13 ligje, mes tyre ai për Konfiskimin e Pasurive
Gjykata më e lartë e Kosovës i ka shfuqizuar 13 ligje të premten (9 janar), përfshirë Ligjin për Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, duke thënë se Kuvendi kishte bërë shkelje të rregullave kur i kishte kaluar ato dhjetorin e 2024-tës. Në një njoftim për media, Gjykata Kushtetuese tha se ligjet në fjalë nuk janë në përputhje me Kushtetutën e vendit, pasi gjeti se ishin shkelur rregullat për qeverisjen, ndarjen e pushtetit, vlerat, ushtrimin e funksionit, rregulloren e punës dhe komisionet kur deputetët i kishin miratuar ato në Kuvend. Vendimi i Kushtetueses vjen pas ankesës së parashtruar nga disa deputetë të partisë opozitare, Partia Demokratike të Kosovës (PDK). Kjo është hera e dytë që Kushtetuesja e rrëzon Ligjin për verifikimin dhe konfiskimin...