Goditet organizata greko-shqiptare e trafikut në Greqi, 219 kg kanabis kapen në Portin e Pireut!
Rreth 219 kilogramë kanabisi e llojit ‘skunk’, u kap së fundmi në zonën e Pireut në Greqi gjatë një operacioni antidrogë që çoi në arrestimin e tre personave dhe zbulimin e një rrjeti të dyshuar greko-shqiptar trafiku. Siç raportojnë mediat greke, operacioni nisi në mëngjesin e 9 marsit, pasi autoritetet morën informacione se sasi të mëdha droge po hynin në Greqi nga Spanja. Gjatë kontrollit në ambientet e një kompanie transporti në Atikën Perëndimore u zbuluan dy arka druri me 108 pako plastike kanabis të papërpunuar, rreth 122 kilogramë, të fshehura në hapësira të krijuara posaçërisht brenda tyre. Një ditë më pas, në të njëjtin vend u gjetën edhe dy arka të tjera me 85 pako shtesë, rreth 96 kilogramë kanabis. Pas kësaj, autoritetet organizuan...
Burimi:
sot.com.al