‘Gjysmë-anëtarësim’ në BE: A është kjo e ardhmja e Ballkanit Perëndimor?
Anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE) pa të drejtën e vetos. Kjo ide po diskutohet në mesin e zyrtarëve evropianë, por jo publikisht, teksa të paktën dy udhëheqës të Ballkanit Perëndimor publikisht kanë shprehur gatishmërinë për të pranuar një mundësi të tillë për hir të anëtarësimit në të ardhmen në bllok. E drejta e vetos, e parashikuar në traktatet themeluese të BE-së, nënkupton mundësinë që, në disa vendime politike për të cilat kërkohet unanimiteti, siç është ajo për pranimin e anëtarëve të rinj, çdo shtet anëtar mund ta bllokojë vendimin. Diskutimi mbi mundësinë që gjashtë shtete të Ballkanit Perëndimor të pranohen në BE pa të drejtën e vetos po shfaqet si një opsion, që përmendet në lidhje me negociatat për paqe në Ukrainë, për të cilat iniciativën kryesore...
Burimi:
syri.net