Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë hyn në fazën përfundimtare
Në Gjykatën Speciale në Hagë është përmbyllur afati për dorëzimin e dosjeve përfundimtare në rastin e gjykimit të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit. Nga 9 deri më 18 shkurt janë paraparë fjalët përfundimtare, pas të cilave gjykata ka tre muaj kohë për të nxjerrë aktvendimin e shkallës së parë, me mundësi për dy muaj shtesë. Parashtrimet përfundimtare të të gjitha palëve në procedurë shënojnë hyrjen e procesit gjyqësor në Hagë drejt fazës vendimtare. Pas më shumë se pesë vjetësh gjykim ndaj ish-krerëve të UÇK-së, procesi ka arritur në etapën përfundimtare, që përfshin dorëzimin e dosjeve dhe analizimin e provave. Njohësit e drejtësisë vlerësojnë se një faktor vendimtar mbetet sfidimi dhe rrëzimi i provave nga Serbia, të cilat mbrojtja i konsideron thelbësisht...
Burimi:
sot.com.al