Gjykimi drejt fundit, Prokuroria e Hagës insiston që Thaçit t’i vazhdohet paraburgimi
Prokuroria e Specializuar e Hagës po insiston që Hashim Thaçi të mbetet në paraburgim. Madje, në parashtresën e fundit, Prokuroria ka theksuar se një dënim i mundshëm i gjatë, bëhet më konkret kur gjykimi ka shkuar drejt fundit. “Thaçi është në dijeni të akuzave të rënda të konfirmuara kundër tij, dënimit të mundshëm me burgim të gjatë që mund të rezultojë prej tyre, dhe tani ka njohuri të plota për provat në lidhje me ato krime. Shqiptimi i mundshëm i një dënimi të gjatë bëhet më konkret me përparimin e shpejtë të gjyqit. Përveç kësaj, Thaçi tani përballet me akuza të konfirmuara në lidhje me veprat penale të pengimit për shkak të provave që janë marrë për përpjekjet e tij për të penguar procedurat në...
Burimi:
sot.com.al