Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Kosova nuk shkon në zgjedhje, 34 ditë afat për të zgjedhur…

Gjykata Kushtetuese rrëzon dekretin e Vjosa Osmanit, Kosova nuk shkon në zgjedhje, 34 ditë afat për të zgjedhur…

Ligjvënësit në Kosovë kanë mbi një muaj kohë për të zgjedhur presidentin e ri, pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës rrëzoi dekretin e presidentes Vjosa Osmani për shpërndarjen e Kuvendit. Sipas vendimit të publikuar ditën e djeshme, dekreti i nxjerrë më 6 mars nuk ka efekt juridik. Gjykata vendosi që nëse brenda 34 ditësh nga hyrja në fuqi e aktgjykimit deputetët nuk arrijnë të zgjedhin presidentin, atëherë Kuvendi do të shpërndahet automatikisht. Në këtë rast, vendi duhet të shkojë në zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Sipas vendimit, pas shpërndarjes së organit ligjvënës, Kosova duhet të mbajë zgjedhje të reja brenda 45 ditësh. Në aktgjykimin e saj, Kushtetuesja tha se Kuvendi i Kosovës shpërndahet në tri raste: nëse brenda 60 ditësh nga data e caktimit të...