Gjuha serbe përçan Malin e Zi
Çështjet e identitetit në Mal të Zi u hapën sërish. Debati për gjuhën, shtetësinë dhe flamurin u nxit nga Partia Popullore Demokratike proserbe (DNP) e Millan Knezheviqit, në kohën kur Mali i Zi po shënon përparim në procesin e integrimit evropian. Pikërisht për këto çështje, DNP-ja u largua nga Qeveria, ndonëse mbijetesa e saj nuk u vu në rrezik. Qeveria e kryeministrit Millojko Spajiq vazhdon ta ketë shumicën parlamentare edhe pa DNP-në. Nikolleta Gjukanoviq, ligjëruese në Universitetin Donja Gorica në Podgoricë, vlerëson për Radion Evropa e Lirë se nxitja e paqëndrueshmërisë politike dhe problematizimi i çështjeve të identitetit synojnë ta ndërlikojnë procesin e integrimeve evropiane. “Mendoj se këtu bëhet më shumë fjalë për ndikim nga Beogradi, sesa për një nevojë reale që këto çështje të...
Burimi:
syri.net