Gërvalla: Për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, vëzhgoni Serbinë!

Gërvalla: Për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, vëzhgoni Serbinë!

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shvarc, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social X, duke theksuar se historia ka dëshmuar se për të kuptuar synimet e Rusisë në rajon, duhen vëzhguar veprimet e Serbisë. Sipas saj, Serbia nuk ka një politikë të jashtme të ndryshme nga ajo e Moskës. Gërvalla ka përmendur deklaratat e fundit të presidentit serb, Aleksander Vuçiq, i cili ka shpallur “të vdekur rendin botëror” dhe ka paralajmëruar dyfishimin e ushtrisë serbe. “Ky mesazh është qartazi si për Rusinë, ashtu edhe nga Rusia”, ka shkruar ministrja Gërvalla. Ajo ka theksuar se, në realitet, askush nuk po e kërcënon Serbinë, duke shtuar se kërcënimi i vërtetë qëndron në udhëheqjen e saj. Sipas Gërvallës, në vend që të...