Gazi natyror rikthehet në debat: A është Kosova gati për një epokë të re të energjisë?
Prodhimi i energjisë elektrike nga gazi natyror ka qenë për vite të tëra pjesë e debatit publik në Kosovë, por shpesh ka kaluar në heshtje institucionale dhe pa vendime konkrete. Tani, kjo temë u rikthye sërish në vëmendje, pasi ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, shprehu gatishmërinë e Kosovës për t’u furnizuar me gaz natyror nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kosova është një nga vendet më të varura nga qymyri në Evropë: rreth 90 për qind e energjisë elektrike prodhohet nga dy termocentrale të vjetra – “Kosova A” dhe “Kosova B” – të cilat, njëherësh, konsiderohen ndër ndotësit më të mëdhenj industrialë në vend. Rizvanolli bëri zotimin e saj gjatë pjesëmarrjes në Samitin Trans-Atlantik për Sigurinë e Gazit, të mbajtur më 24 shkurt në Uashington....
Burimi:
sot.com.al