Gazetari përplaset me ministren e Arsimit të Maqedonisë së Veriut: Ju kemi thënë të merrni përkthyes kur vini në…
Ministrja e Arsimit në Maqedoninë e Veriut, Vesna Janevska, u përplas këtë të hënë me një gazetar gjatë vizitës së saj në Tetovë. Ky i fundit pyeti Janevskën nëse kishte marrë përkthyes, ndërsa ajo iu përgjigj që nuk i duhet një i tillë në Maqedoni. “A keni marrë përkthyes zonja ministre? Ju kemi thënë që të merrni përkthyes kur të vini në Tetovë”, iu drejtua gazetari. “Nuk më duhet. Unë nuk e di kujt i duhet përkthyes në Maqedoni që të flasë gjuhën maqedonase. Tani më lejoni që të flas për atë që kemi ardhur sot”, ishte përgjigja e ministres. Ky është hera e dytë që Janevska i kërkohet të përdorë përkthyes gjatë vizitave publike. Në rastin e mëparshëm, ajo kishte deklaruar njësoj se në...
Burimi:
sot.com.al