Fundosja e anijes ‘Frontex’ në brigjet e Greqisë, në bord edhe ambasadori i Estonisë, plagosen 4 persona
Një anije e Frontex u përmbys dhe u fundos ditën e sotme në brigjet e Kastellorizos, duke plagosur 4 persona në bord. Në bordin e anijes ndodheshin gjithsej pesë persona, 4 estonezë, përfshirë ambasadorin estonez dhe një oficer i Rojës Bregdetare. Të plagosurit u transportuan në Rodos dhe pritet të dërgohen në spitalin e ishullit. Kryebashkiaku i Kastellorizos, Nikolaos Asvestis, tha për mediat greke se anija e Frontex u përmbys për arsye ende të paditura. Roja Bregdetare nxitoi menjëherë në vendngjarje dhe pasi u ndihmuan të plagosurit, pasoi një shpërthim dhe anija u fundos.
Burimi:
syri.net