Ftesa e Kurtit për takim për çështjen e presidentit, Tahiri: Po mundohet të çorientojë opozitën!

Ftesa e Kurtit për takim për çështjen e presidentit, Tahiri: Po mundohet të çorientojë opozitën!

Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës përmes një postimi në “Facebook” ka reaguar lidhur me ftesën e kryeministrit të vendit, Albin Kurti ndaj opozitës për çështjen e presidentit. Tahiri shkruan se kjo është një përpjekje e Kurtit për të përmbysur narrativën e bllokadës që ka krijuar dhe për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Ai më tej shton se sipas tij Kurti po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me Presidenten dhe të çorientojë opozitën. “Ftesa e Kurtit për takime me opozitën është përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese. Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas...