FOTO/ Kryeministri Rama uron Pavarësinë e Kosovës: Keqardhje që s’mund të jem në manifestimin për ish-krerët e UÇK-së
Kryeministri Edi Rama ka uruar Ditën e Pavarësisë së Kosovës, e cila sot shënon 18-vjet. Rama ka ndarë në “Facebook” foto nga aktivitetet e zhvilluara në Prishtinë dhe takimet me krerët e shtetit një ditë më parë, ndërsa shpreh keqardhje që do të mungojë sot në manifestimin popullor për ish-krerët e UÇK-së. “MIRËMËNGJES 😊 dhe me FotoALBUMIN e vizitës sime dje në Prishtinë, i uroj Kosovës gëzuar pavarësinë me keqardhjen që s’mund të jem sot në manifestimin popullor të solidaritetit me katër pengjet e UÇK-së në ferrin e (pa)drejtësisë ndërkombëtare në Hagë🙏”, shkruan Rama. Më 17 shkurt 2008, Kuvendi i Kosovës shpalli pavarësinë e vendit, duke e bërë atë shtet të pavarur, sovran dhe demokratik. Me rastin e këtij përvjetori, institucionet e vendit kanë përgatitur...
Burimi:
sot.com.al