FOTO/ “Drejtësi, jo politikë”, nis protesta në Prishtinë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Për pak minuta pritet të nisë protesta me moton “Drejtësi, jo politikë” në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, ndërsa ka nisur më herët edhe mbledhja e qytetarëve. E organizuar në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë, protesta ku pritet të jenë të pranishëm shqiptarë nga të gjitha trevat shqiptare, u thirr nga platforma “Liria ka Emër”, e cila e ka cilësuar aktivitetin si një dëshmi të unitetit qytetar në mbrojtje të drejtësisë dhe dinjitetit. Në protestë pritet të marrin pjesë edhe politikanë nga Shqipëria, Kosova e Maqedonia e Veriut. Protesta që përkon dhe me 18-vjetorin e Pavarësisë, ka marrë mbështetje mbarëkombëtare dhe për këtë qëllim edhe transporti publik sot në kryeqytetin e Kosovës është falas gjatë ditës, në mbështetje të marshit. Kujtojmë...
Burimi:
sot.com.al