Formimi i institucioneve në Kosovë, reagon SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re

Formimi i institucioneve në Kosovë, reagon SHBA: Presim të bashkëpunojmë me Qeverinë e re

Ambasada amerikane ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës. “Mezi presim që të bashkëpunojmë me Qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, u tha në një njoftim të publikuar në rrjetet sociale. Më 11 shkurt, deputetët e konstituuan Kuvendin e Kosovës, duke zgjedhur Albulena Haxhiun si udhëheqëse të re të organit ligjvënës. Disa orë më vonë, u votua edhe Qeveria e re e Kosovës e udhëhequr nga Albin Kurti, kreu i Lëvizjes Vetëvendosje – fitueses së zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit. Gjatë ekspozesë së tij para Kuvendit, Kurti tha se aleanca me Uashingtonin “nuk do të lëkundet”. “Kosova është më demokratike dhe më e sigurt se kurrë më...