Flitej se SHBA kërkoi reduktimin e trupave në Kosovë, Pentagoni shuan thashethemet: Nuk ka ndryshime

Flitej se SHBA kërkoi reduktimin e trupave në Kosovë, Pentagoni shuan thashethemet: Nuk ka ndryshime

Një zyrtar i Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara ka bërë të ditur për Radio Evropa e Lirë se aktualisht nuk ekziston asnjë vendim për ndryshimin e pranisë së trupave amerikane në Kosovë, pavarësisht raportimeve të fundit mediatike.“Sot, nuk kemi për të njoftuar ndonjë ndryshim në dislokimin e forcave”, tha ai në një përgjigje me shkrim, pasi REL-i kërkoi sqarime lidhur me një shkrim të publikuar nga Politico, i cili – duke cituar katër diplomatë të NATO-s – pretendon se Uashingtoni po shtyn për zvogëlimin e angazhimeve të aleancës jashtë territorit të saj, përfshirë misionin paqeruajtës në Kosovë, KFOR. Në një reagim për REL-in, një zyrtar i NATO theksoi se Shtetet e Bashkuara kanë rol kyç në ruajtjen e sigurisë dhe stabilitetit në Kosovë...