Burimi:
sot.com.al
Foto © sot.com.al
“Fitorja më e madhe në histori”/ LVV kryeson me rreth 50%, Kurti në konferencë: Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim
Zgjedhjet/ Vetëvendosje kryeson me rreth 50%, Kurti në konferencë: Fitorja më e madhe në histori! Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend Albin Kurti ka zhvilluar një konferencë për mediat, pa rezultateve paraprake të zgjedhjeve të mbajtura në Kosovë këtë të diel. Kurti e ka cilësuar një fitore të madhe dhe historike të qytetarëve të Republikës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe partnerëve të koalicionit rezultatin. Urime fitorja më e madhe në historinë e vendit. Sa më parë të certifikohen rezultatet aq më shpejt do të na duhet të krijojmë institucionet aq më mirë do të jetë të vijojmë me punë. Ftoj partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvend për marrëveshjen ndërkombëtare”, tha ai.