Fitoi zgjedhjet parlamentare/ Albin Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

Fitoi zgjedhjet parlamentare/ Albin Kurti: E ardhmja e Kosovës e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian

Kryeministri në detyrë dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se e ardhmja e Kosovës është e orientuar fuqishëm drejt Bashkimit Evropian. Një ditë pas zgjedhjeve, përmes platformës X, ai falënderoi të gjithë qytetarët që ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, si dhe të gjithë ata që kontribuuan për një proces zgjedhor të lirë, të drejtë dhe pa incidente. “Jemi mirënjohës për mbështetjen ndërkombëtare gjatë gjithë këtij procesi, nga Bashkimi Evropian, vendet individuale dhe organizatat ndërkombëtare, të cilat vazhdojnë të mbështesin përparimin demokratik të Kosovës,” tha Kurti. Ai shtoi se qytetarët e Kosovës i dhanë një mandat të fuqishëm, duke theksuar se është nder të fitosh besimin e popullit, veçanërisht pas përfundimit të mandatit të parë të plotë në historinë e...