Fermerët i shkojnë në zyrë Mitsotakis, kryeministri pritet të marrë një vendim për protestat që kanë paralizuar Greqinë
Kryeministri Kyriakos Mitsotakis ka zhvilluar pasditen e kësaj të marte një takim prej më shumë se tre orësh me 25 përfaqësuesve të 14 rajoneve rurale, në rezidencën Maximos. Mediat greke raportojnë se takimi është zhvilluar në një atmosferë të mirë. Burime qeveritare flasin për një diskutim përmbajtjesor, të dobishëm dhe të ndershëm dhe njoftojnë se Kryeministri do të bëjë një deklaratë së shpejti. Mitsotakis u angazhua për përmirësimin e kërkesave të përfaqësuesve të fermerëve , siç është lëvizja bujqësore. Nga ana e tyre, përfaqësuesit e fermerëve i shprehën kryeministrit problemet në lidhje me kostot e prodhimit, si dhe shqetësimet e tyre në lidhje me marrëveshjen e Mercosur. Në deklaratat e tyre jashtë Rezidencës Maximos, ata thanë se tani “topi është në anën e qeverisë”. Takimi...
Burimi:
sot.com.al