Fermerët grekë protestojnë në Athinë për vonesat në pagesat e subvencioneve
Fermerët grekë kanë hyrë me traktorë në sheshin Sintagma në qendër të Athinës në shenjë proteste, duke kërkuar pagesat e vonuara të subvencioneve dhe masa ligjore për uljen e kostove të prodhimit, teksa hetimet për një skandal të dyshuar korrupsioni të lidhur me stimuj shtetërore kanë ndërprerë shpërndarjen e subvencioneve. Fermerët, të cilët prej javësh kanë bllokuar rrugë në pjesë të ndryshme të vendit për të shtyrë përpara kërkesat e tyre, pas mbërritjes në kryeqytet u mblodhën para ndërtesës së parlamentit. Ata bënë thirrje për lirimin e menjëhershëm të pagesave të vonuara për shkak të hetimeve në vazhdim mbi parregullsitë në skemat e mbështetjes shtetërore, si dhe për reforma që synojnë uljen e shpenzimeve në rritje të prodhimit. Punonjës nga sektori publik dhe privat, grupe...
Burimi:
vizionplus.tv