Fermerët grekë përshkallëzojnë protestat, bllokim të autostradave kryesore, refuzojnë takimin me kryeministrin grek
Fermerët në Greqi do të bllokojnë sërish rrugët kryesore në vend. Këtë të martë kanë njoftuar se do të bllokojnë zyrat doganore në kufirin grek me Bullgarinë, si edhe në kufirin me Maqedoninë e Veriut. Sipas tyre bllokimi do të zgjasë për të paktën 24 orë. Ndërsa në orën 12:00 (me orën greke) fermerët kanë njoftuar bllokim edhe në kryqëzimin e Bara Siatista në autostradën Egnatia. LEXO EDHE: Mitsotakis ashpërson qëndrimin ndaj fermerëve grekë, dështojnë negociatat Ata kanë refuzuar takimin e sotëm me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis, në rezidencën Maximos. Protestës i janë bashkuar edhe bletarë, anëtarë të Shoqatës së Bujqësisë dhe Blegtorisë së Eordeisë Lindore dhe Pellgut Jugor të Vegoritidës, si dhe të Shoqatës Bujqësore të Bashkisë së Amyntaion.
Burimi:
syri.net