Burimi:
vizionplus.tv
Foto © vizionplus.tv
Fermerët grekë nuk heqin dorë, bllokojnë sërish rrugët dhe doganat, paralajmërojnë përshkallëzim protestash
Fermerët grekë kanë bllokuar sërish rrugët dhe doganat duke u kthyer në pikat e protestës. Ata kanë paralajmëruar përshkallëzim të mobilizimeve të tyre pas Vitit të Ri, kur është planifikuar edhe takimi mbarëkombëtar. Në mesditë do të mbyllet qarkullimi drejt Athinës në bllokadën e Malgarasë, ndërsa korsia drejt Selanikut do të mbetet e hapur. Gjithashtu, rruga në nyjën e Halkidonës do të mbyllet sërish në orën 15:00 për tre orë. Paralelisht, do të ketë bllokim të doganave në Evzonë dhe Promahonas. E mbyllur do të jetë edhe ura në Nikea, ndërsa në zonën e Platykambos do të bëhet devijim i automjeteve. Të hënën, fermerët planifikojnë të mbyllin rrugët anësore, por ato do të rihapen për të lehtësuar lëvizjen e udhëtarëve, ashtu siç ndodhi gjatë Krishtlindjeve....