FBI-ja greke bastis disa shtëpi publike në Athinë, të paktën 12 arrestime!

FBI-ja greke bastis disa shtëpi publike në Athinë, të paktën 12 arrestime!

Policia greke, e njohur edhe si FBI-ja helene, bastisi një numër të madh bordellosh në Athinë dhe kreu 12 arrestime. Mediat informuan se u bastisën të paktën 6 shtëpi publike. Konkretisht, FBI -ja greke kreu kontrolle në 6 bordello në zonën e Athinës me qëllim identifikimin e viktimave të trafikimit të qenieve njerëzore dhe shfrytëzimit seksual, ku u arrestuan gjithsej 12 persona (11 gra dhe një burrë), të akuzuar për shkelje të vulave. Kjo, pasi u verifikua se të gjitha bordellot kishin urdhër të mëparshëm mbylljeje dhe mungesa licencash. Përveç kësaj, 4 prej të arrestuarve u konstatua se nuk kishin dokumente të ligjshme qëndrimi në vend, gjë që e rëndon më tej dosjen e çështjes. Siç zbuloi hetimi, bordellot në fjalë ishin vulosur vazhdimisht pas...