Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

Fakulteti në Mitrovicë të Veriut në prag të skadimit të afatit për lirimin e pronës

Këtë javë, skadon afati 30-ditor që Universiteti i Prishtinës i dha Fakultetit të Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut për t’u larguar nga hapësirat që shfrytëzon – në të kundërtën, duhet të fillojë me pagesat e qirasë. Fakulteti i Shkencave Teknike në Mitrovicë të Veriut funksionon në kuadër të universitetit që vepron brenda sistemit të Serbisë. Rektori i Universitetit të Prishtinës, Arben Hajrullahu, i tha Radios Evropa e Lirë se kërkesa për lirimin e pronës së “uzurpuar”, është bërë duke u bazuar në ligjet dhe procedurat në fuqi të Kosovës. “Universiteti i Prishtinës është i përkushtuar që t’i shfrytëzojë të gjitha ndërtesat dhe hapësirat e tij, për të cilat ka nevojë të madhe, pa vonesa të mëtejshme”, tha Hajrullahu. Në përgjigjen me shkrim për REL-in, ai...