Emri i Lajçak në dosjen “Epstein”, pse skandali hedh dyshime mbi dialogun Kosovë-Serbi
Zhvillimet e fundit që lidhen me ish-emisarin e Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Miroslav Lajçak, kanë rihapur debat të fortë mbi legjitimitetin dhe të ardhmen e këtij procesi, sidomos pas raportimeve për komunikime të tij me financierin e përfshirë në skandale pedofilie, Jeffrey Epstein, çka u pasua edhe me dorëheqjen e Lajçakut nga posti i këshilltarit të kryeministrit sllovak Robert Fico. Edhe pse Lajçak që nga viti 2024 nuk është më pjesë e dialogut, Kryetari i Komitetit Austriak për zgjerimin e NATO-s, Gunther Fehlinger, vlerëson se pasojat e mandatit të tij vazhdojnë të rëndojnë mbi procesin, duke e cilësuar dialogun jo vetëm të bllokuar, por të konsumuar politikisht, të diskredituar moralisht dhe të tejkaluar strategjikisht. Sipas Fehlinger, zbulimet e fundit ngrenë dyshime serioze për mjedisin...
Burimi:
sot.com.al