Ekspertja gjermane: Nuk mund të përjashtohet bllokim i ri në Kosovë

Ekspertja gjermane: Nuk mund të përjashtohet bllokim i ri në Kosovë

Kosova po përballet me një krizë politike të thellë, pasi për herë të dytë brenda vitit zhvillohen zgjedhje, ndërsa mundësia për një zhbllokim të situatës mbetet e paqartë. Sipas ekspertes gjermane për Ballkanin, Frauke Seebass, shumë do të varet nga rezultati i zgjedhjeve dhe nga mundësia që “Vetëvendosje” të formojë një qeveri të qëndrueshme. Pas dështimit të partisë së Albin Kurtit për të arritur një shumicë të mjaftueshme në zgjedhjet e shkurtit, Seebass parashikon se “Nëse ka një rezultat të ngushtë, mund të ketë mundësi që VV të kërkojë mbështetje nga individë të tjerë, por gjithashtu mund të ndodhi që partitë opozitare të krijojnë një koalicion pa VV-në”. Ajo thekson gjithashtu se qëndrimi i Kurtit, i cili ka shpallur luftë kundër “elitës së korruptuar”, ka...