Edhe një i arrestuar për sulmin ndaj KFOR/ Akuzohet për sulm ndaj personave në mbrojtje ndërkombëtare
Autoritetet në Kosovë arrestuan këtë të mërkurë një person nën dyshimin se ka sulmuar pjesëtarët e misionit të KFOR në vend si dhe Policinë e Kosovës gjatë protestave të vitit 2023 në veri të vendit. Prokuroria Speciale e Kosovës nuk dha detaje për të dyshuarin por e identifikoi vetëm me inicialet S.R. Ai u arrestua gjatë një aksioni mes prokurorëve dhe hetuesve policorë nga Drejtoria për Krime të Rënda dhe Krim të Organizuar të mërkurën, sipas njoftimit. Gjatë kontrolleve në banesën e të dyshuarit janë gjetur prova materiale që do të shërbejnë gjatë ndjekies penale ndaj tij. I arrestuari dyshohet për veprat penale bashkim për veprimtari kundërkushtetuese, rrezikim të personave nën mbrojtje ndërkombëtare, pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm, si dhe sulm...
Burimi:
sot.com.al