E rëndë/ Shpërthim në  një fabrikë, raportohet për 4 të vdekur, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

E rëndë/ Shpërthim në një fabrikë, raportohet për 4 të vdekur, shkak dyshohet rrjedhja e gazit

Kjo e hënë ka nisur me tragjedi për Greqinë. Një aksident fatal me pasojë katër viktima, të gjitha gra,  është shënuar në Trikala. Ato ishin punonjëse të fabrikës së biskotave dhe kanë humbur jetën pas një zjarri të madh dhe një shpërthimi të fuqishëm. Autoritetet po vazhdojnë kërkimet për të gjetur një person tjetër të zhdukur, ndërsa gjashtë persona janë plagosur dhe po trajtohen në spital. Në kohën e shpërthimit, 12 punëtorë të turnit të natës ndodheshin në fabrikë. Një pjesë e ndërtesës është shembur, ajo më e vjetra, ndërsa në vendngjarje shkuan 40 zjarrëfikës dhe 13 automjete. Deri më tani, siç deklaron kompania e biskotave në njoftimin e saj zyrtar, shkaqet e tragjedisë mbeten të panjohura, por skenari më i mundshëm sipas hetimeve të...