E rëndë/ P*agoset me armë zjarri një grua, dërgohet me urgjencë në spitalin e Pejës
Një grua është plagosur me armë zjarri pasditen e sotme në komunën e Istogut. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, ka njoftuar se viktima është dërguar në spitalin rajonal të Pejës. ‘’Sot rreth orës 16:00, Policia është njoftuar nga emergjenca në Istog se një person është plagosur me armë zjarri, e njëjta është dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë, për tretman mjekësor, rasti është duke u hetuar’’, ka thënë Rugova.
Burimi:
sot.com.al