E rëndë në Prizren, djali 30-vjeçar vret nënën/ Arrestohet nga policia
Një ngjarje e rëndë është shënuar në Kosovë, ku një 30-vjeçar dyshohet se ka vrarë të ëmën e tij. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në fshatin Restelicë të Dragashit. Sipas policisë, i dyshuari ka pasur probleme të shëndetit mendor. Viktima është rreth 60-vjeçare. “Me datën 21.01.2025, rreth orës 01:06, Policia është njoftuar për një rast të vdekjes së dyshimtë në fshatin Restelicë, Komuna e Dragashit. Sipas informatave fillestare, dyshohet se një person mashkull, rreth 30 vjeçar, e ka privuar nga jeta nënën e tij, rreth 60 vjeçare. I dyshuari, sipas të dhënave paraprake, ka pasur probleme të shëndetit mendor. Nga ekzaminimi fillestar në vendin e ngjarjes, nuk është vërejtur mjeti me të cilin dyshohet se është kryer vepra penale, ndërsa...
Burimi:
sot.com.al