E rëndë në Greqi/ 55-vjeçari bullgar abuzon me kunatën dhe e kërcënon me vrasje nëse do tregonte!
Një shtetas bullgar 55-vjeçar u arrestua nga oficerët e policisë (DIAS) të Selanikut, pas një denoncimi për përdhunim. Sipas informacioneve të mediave greke, i dyshuari kishte hyrë me forcë në apartamentin e një 52-vjeçareje në qendër të Selanikut. E abuzuara është ish-gruaja e vëllait të autorit të krimit (kunata). Burri u përpoq ta përdhunonte, por 52-vjeçari arriti ta mbyllte brenda apartamentit derisa autoritetet mbërritën në vendngjarje, informon media. Vërehet se 52-vjeçarja raportoi se i njëjti burrë e kishte përdhunuar të hënën pasdite në shtëpinë e saj dhe e kishte kërcënuar që të mos guxonte t’i thoshte asgjë askujt, pasi do e vriste. I arrestuari është dërguar në prokurori për hetime të tjera.
Burimi:
sot.com.al