E rëndë/ Mësuesi dhunon nxënësin me grushte dhe shkelma pa mëshirë: Ndalu, ndalu po më..
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në shkollën fillore “Pavarësia” në Prishtinë, ku mësuesi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nxënësit. Sikurse duket në pamjet e bëra virale tashmë në rrjet, mësuesi gjuan me shuplakë disa herë nxënësit, e më pas ai ia kthen me shkelm, ku dhe nis një përleshje mes tyre. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, ka konfirmuar se ndaj mësuesit është lëshuar urdhër për ndalimin 48 orë. “Po, është lëshuar urdhri për ndalim për 48 orë”, ka konfirmuar zyrtari i policisë.
Burimi:
sot.com.al